Këto janë moshat e 26 të vdekurve nga COVID-19 në 24 orët e fundit

11 gra dhe 15 burra të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, njëra nga 26 viktimat i takon grupmoshës 20-29 vjeç, tri janë të grupmoshës 30-39, numër i njëjtë i të vdekurve janë edhe te mosha 50-59 vjeç, pesë janë të më të vjetër, 60-69 vjeç, aq sa viktimat e moshës mbi 80-vjeçare dhe nëntë viktima i takojnë grupmoshës 70-79 vjeç.

Ndërsa rastet e vdekjeve të regjistruara ishin nga dy në komunën e Pejës, Malishevës, Vitisë, Gjilanit, Prishtinës, Prizrenit, Klinës, Ferizajt, Gjakovës dhe nga një në Podujevë, Lipjan, Skenderaj, Gllogoc, Kamenicë, Rahovec, Deçan dhe Vushtrri.

Go to TOP