Osmani: Hapëm jo vetëm dyert por edhe zemrat për afganët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se afganëve që kanë mbërritur sot në Kosovë, u kanë treguar se kanë hapur për ta jo vetëm dyert por edhe zemrën.
Osmani ka thënë në një konferencë për media nga Aeroporti i Prishtinës, pas mbërritjes së afganëve, se me këtë veprim, Kosova po qëndron pranë partnerëve ndërkombëtar.
“Mirëpritëm grupin e parë të qytetarëve të Afganistanit të cilët ishin punëtorë ose kontraktorë të aleatëve tanë, të NATO-s të kanë nevojë për mbrojtje më shumë se kurrë. Treguam se i kemi hapur jo vetëm dyert por edhe zemrat tona sepse si viktima të një pushteti gjenocidal e kuptojmë shumë mirë se çka do të thotë që të detyrohesh të largohesh nga shtëpia jote prandaj jemi krenar që qëndrojmë pranë partnerëve tanë dhe kontribuojmë në një përpjekje të të gjithë këtyre partnerëve në mënyrë që kjo tragjedi njerëzore të pakësohet dhe ata që vijnë në Kosovë të ndihen se më në fund janë të sigurt”, ka thënë Osmani.
Grupi i afganëve që kanë mbërritur sot në Kosovë përbëhet nga 111 shtetas persona dhe ata do të vendosen në kampin e Bechtel&Enkas që ndodhet pranë Kampin të Bondsteelit në Ferizaj.
