Të vaksinuarit kërkojnë t’ju zbuten masat antiCOVID
Kategoria e qytetarëve të vaksinuar janë ankuar se po trajtohen në mënyrë të njëjtë me masat e reja kufizuese si ata që nuk u imunizuan.
Disa qytetarë konsiderojnë se një nga arsyet që vaksinohen është edhe fakti që të mos kenë kufizime, krahas mbrojtjes nga pandemia, njofton Klan Kosova.
Por që kjo të bëhet, sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, do të duhej që të ketë nivel të lartë të vaksinuarëve, e që aktualisht nuk është pasi që sipas tij ka dështuar plani i vaksinimit masiv.
Ngjashëm mendon edhe infektologu, Izet Sadiku, që është edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e që sipas tij për të bërë kategorizime duhet që të bëhen paralajmërime fillimisht e që të krijohen më shumë mundësi të vaksinimit.
Nga data 13 shtator, sipas vendimit të qeverisë, punonjësit e institucioneve publike, atyre arsimore e po ashtu edhe kushdo që do të ketë qasje në aktivitete siç janë ato sportive do të duhet të paraqesin dëshmi vaksinimi apo test negativ.
