Liderët evropianë presin afganët në Madrid

110 afganë kanë mbërritur gjatë së shtunës në Aeroportin e Madridit në Spanjë.

Për t’i vizituar nga afër këta emigrantë në kryeqytetin spanjoll, erdhi edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Por ndryshe nga situata e qetë në Madrid, një situatë tejet e vështirë po vazhdon në Kabul. Në Aeroportin e këtij të fundit, mijëra persona po presin në radhë për t’u evakuuar nga ky vend.

Si pasojë e turmës së madhe, situata atje po del të jetë vështirë e menaxhueshme.

E në mesin e këtij kaosi të krijuar, një ushtar po tregohet më i kujdesshëm me një foshnje që po e bartë me duart e tij.

Ka afro një javë që qytetarët e Afganistanit po përballen me gjendje të jashtëzakonshme, si pasojë e pushtimit nga talibanët që njihen si radikalë islamikë që shtetin duan ta qeverisin me rregulla të ashpra fetare.

https://youtu.be/LpPjiBiwt2E
Go to TOP