Drita fiton me përmbysje ndaj Feronikelit
Skuadra e Dritës ka fituar me përmbysje takimin e luajtur në stadiumin e Gjilanit kundër Feronikelit.
Drita fitoi me dy golat e shënuar nga Ardit Tahiri. Tahiri fillimisht shënoi në minutën e 77-të, ndërsa në minutën e 80-të të dytin për epërsinë 2:1 të Dritës.
Kjo është ndeshja e parë e edicionit të ri të Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa për Tahirin është debutim me fanellën e Dritës.
Goli i dytë i Tahirit u konfirmua me VAR pas rishikimit nga gjyqtari kryesor, Besfort Kasumi.
Për Feronikelin golin e vetëm e realizoi Sokol Kiqina në minutën e 42-të.
