Mihrije Braha veç muzikës e suksesshme dhe në biznes
Kur përmendet emri saj, neve na bien në mend shumë e shumë këngë të realizuara(hite),me përpikëri nga ajo, ku këngët(hitet e saj),shumica e tyre janë të pa vdekshme, këngë që gati se çdo gjeneratë e re i këndon në shumë mbrëmje dhe ahengje të ndryshme.
Ajo dhe bashkëshorti saj po ashtu janë të angazhuar në shumë mbrëmje rinore, dasma dhe ahengje të ndryshme.
Mihrije Braha përveç që është emër i njohur dhe i suksesshëm në trevat shqiptare dhe më gjerë, ajo tash e një kohë po merret dhe me biznes ku edhe aty si çdo kund tjetër qe ka qenë Mihrija qe nuk i kanë munguar sukseset, edhe në biznes ajo po tregohet shumë e suksesshme.
Ajo tashmë ka hapur biznesin e saj për fustane të ndryshme që quhet “Mihrije Braha Fashion”, si dhe merret dhe me kremra të ndryshme të dobishme për femrat.
Kur pyesim për planet e saj, ajo na premton qe do ketë shumë e shumë gjëra të reja nga ajo, por na thotë që do i zbuloj me kohë, përndryshe Mihrija është met vërtet një nënë dhe një bashkëshorte e mrekullueshme.
