Virgil Van Dijk vazhdon kontratën me Liverpoolin deri në vitin 2025
Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri në verën e vitit 2025.
30 vjeqari luajti vetëm pesë ndeshje të ligës sezonin e kaluar, pasi pësoi një dëmtim të ligamenteve në tetor.
“E gjithë puna e madhe që kemi bërë deri më tani vazhdon dhe mezi pres atë që e ardhmja do të sjellë së bashku me Liverpoolin, jam i kënaqur, shumë i lumtur dhe krenar” tha qendërmbrojtësi holandez, i cili ka bërë 130 paraqitje për Liverpoolin.
Që kur Van Dijk iu bashkua Liverpoolit më 2018, ai ka fituar 72 nga 95 ndeshjet e tij në Premier Ligë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Shkalla e fitoreve prej 76% është më e mira e çdo lojtari që ka bërë 80 ose më shumë paraqitje në ligë gjatë së njëjtës periudhë.
