Djali mbledh gati 20 mijë dollarë për miken e tij shtatëvjeçare me kancer
Kjo miqësi është e paçmuar.
Jesse Starr, një djalë 8-vjeçar nga Misuri, mblodhi komunitetin për të ndihmuar në mbledhjen e parave për shoqen e tij, 7-vjeçaren Claire Calvin, e cilapo lufton një tumor në tru.
Claire është e prekur nga një lloj kanceri që në mjekësi është emëruar DIPG, njofton Fox News, transmeton Klan Kosova.
DIPG është një lloj kanceri që prek fëmijët midis moshës pesë dhe dhjetë vjeç.
