“Ishte plani i Zotit që ai ta fitonte”, Prenga u kërkon falje shqiptarëve: Nuk iu bëra krenarë

Paraqitja e Kristian Prengës përfundoi me humbje me nokaut në raundin e dytë ndaj Anthony Joshua-s, në përballjen e zhvilluar në Xhedah të Arabisë Saudite.

Edhe pse boksieri shqiptar dominoi plotësisht raundin e parë dhe e vuri në vështirësi ish-kampionin e botës, Joshua reagoi fuqishëm në raundin pasues, duke e mbyllur sfidën me nokaut.

Pas ndeshjes, Prenga foli shkurt për mediat dhe pranoi rezultatin, duke theksuar se e pranon atë si pjesë të vullnetit të Zotit.

“Urime për të. Nuk ishte nata ime. Ishte plani i Zotit që ai të fitonte. Unë jam me Të dhe çfarëdo që Ai vendos, e pranoj.
Mendova se mund të bëja të njëjtën gjë edhe në raundin e dytë, por nuk ndodhi kështu.

Kisha vetëm 10% të tifozëve të mi këtu, sepse shumë nuk mundën të vinin për shkak të luftës. Nëse kjo ndeshje do të zhvillohej në Europë, ju premtoj se mbështetja do të ishte shumë më e madhe.

Më mbetet vetëm t’u kërkoj ndjesë të gjithëve. Nuk arrita t’ju bëj krenarë këtë herë, por do të rikthehem”, u shpreh Kristian Prenga


Go to TOP