Tri raste të dhunës në familje raportohen në Lipjan, Podujevë dhe Prishtinë

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Lipjan, Podujevë dhe Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Lipjan, një burrë dyshohet se për motive të panjohura ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, duke u shkaktuar atyre lëndime. Viktimave u është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Në Podujevë, është arrestuar një burrë, i dyshuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Prishtinë, një burrë është shoqëruar për intervistim, nën dyshimin se kishte dëbuar nga shtëpia dhe kishte kanosur bashkëshorten e tij. Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.


Go to TOP