Deshi ta vrasë të birin në Stanovc, D.B. dënohet me 13 vjet burg

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar me 13 vjet burgim D.B., i cili akuzohej për vrasje të rëndë në tentativë ndaj djalit të tij dhe armëmbajtje pa leje.

Aktgjykimi është shpallur më 23 korrik 2026 nga kryetari i trupit gjykues, Xhemajl Jusufi.

Sipas njoftimit të Gjykatës, D.B. është shpallur fajtor për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti kishte ndodhur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ku, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i pandehuri kishte tentuar ta vriste djalin e tij.

Ngjarja ishte raportuar më 28 korrik 2025, ndërsa D.B. kishte qenë në arrati për disa muaj. Ai ishte arrestuar më 14 nëntor 2025 pas një pune operative nga autoritetet.

Në kohën e arrestimit, Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte njoftuar se personi me inicialet D.B. dyshohej për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Go to TOP