Lugano mund Dukagjinin, kualifikimi vendoset në `Fadil Vokrri`

Dukagjini ka pësuar humbje minimale 1-0 në udhëtim ndaj Luganos, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Skuadra zvicerane ishte më dominuese dhe krijoi më shumë raste për shënim gjatë takimit, por nuk arriti të realizojë më shumë se një gol.

Lugano e nisi ndeshjen me presion të madh, duke krijuar disa raste të mira që në minutat e para, ndërsa mbrojtja e Dukagjinit reagoi mirë në shumicën e situatave, duke mbajtur rezultatin të ngushtë.

Renato Steffen u gjend në vendin e duhur pas një asistimit të Behrens dhe shënoi lehtë nga afërsia për t’i dhënë epërsinë Luganos.

Go to TOP