MSH-ja mbështet mjekët që punojnë në sektorin publik shëndetësor
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe këtë vit është nënshkruar vendimi për vazhdimin e shtesës mujore prej 150 eurosh për mjekët që angazhohen ekskluzivisht në sektorin publik shëndetësor.
Sipas ministrisë, kjo politikë synon të fuqizojë sektorin publik të shëndetësisë, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e mjekëve që zgjedhin të ushtrojnë profesionin vetëm në institucionet publike.
“Kjo politikë ka për qëllim të kontribuojë në fuqizimin e sektorit publik shëndetësor, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e mjekëve që angazhohen ekskluzivisht në sektorin publik. I falënderojmë për kontributin e tyre dhe u urojmë shëndet e suksese në punë”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
