Aksion në 26 auto-parkingje në Prizren e Suharekë, konstatohen shkelje të ndryshme

Inspektorati Qendror i Punës ka realizuar një
aksion të përbashkët inspektues në komunat e Prizrenit dhe Suharekës, në
bashkëpunim me disa institucione të tjera të vendit.


Në aksion kanë marrë pjesë Policia e Kosovës –
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Administrata
Tatimore e Kosovës (ATK), Inspektorati Qendror i Ministrisë së
Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (IQMINT), si dhe në koordinim me
Prokurorinë Themelore në Prizren.


Sipas njoftimit, inspektimet janë zhvilluar në
gjithsej 26 auto-parkingje, me qëllim të verifikimit të respektimit të
legjislacionit në fuqi dhe evidentimit të parregullsive në ushtrimin e
veprimtarisë së këtyre subjekteve.


Gjatë kontrolleve janë konstatuar shkelje të
ndryshme, për të cilat institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë veprimet
përkatëse, në përputhje me kompetencat dhe mandatin ligjor.


Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë
bashkëpunimin ndërinstitucional për forcimin e zbatimit të ligjit,
mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve dhe krijimin e një ambienti të
sigurt e të ligjshëm të punës.

Go to TOP