Rama: Shërbimi i vaksinimit në QMF 6 “Bregu i Diellit” nis punën në hapësira të reja dhe moderne

Pas përfundimit të renovimit, ka nisur punën shërbimi i vaksinimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare 6 në lagjen “Bregu i Diellit”, tashmë në hapësira moderne dhe më funksionale.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bëri të ditur se shërbimi është rilokalizuar në katin përdhes, me qëllim që prindërit që sjellin fëmijët me karroca ta kenë më të lehtë qasjen në qendër.

Sipas tij, në këtë qendër administrohen rreth 17 mijë vaksina, ndaj përmirësimi i infrastrukturës përbën një investim të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Rama theksoi se investimet në infrastrukturën shëndetësore do të vazhdojnë, me synimin për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe më të qasshme për të gjithë qytetarët e kryeqytetit. /Kosova.info/

Go to TOP