Incident në Lipjan: Shoferi me targa të huaja kanos dhe ofendon policët

Një person është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë gjatë një ndalimi në Lipjan.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 21 korrik, rreth orës 13:50, në rrugën “Haredin Bajrami”, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka ndaluar një automjet me targa të huaja, të cilin e drejtonte një i dyshuar mashkull kosovar. Gjatë ndërhyrjes policore, ai dyshohet se ka kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

“Rr. Haredin Bajrami, Lipjan 21.07.2026 – 13:50. Është ndaluar një automjet me targa të huaja të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”.

Go to TOP