Kosova U18 e mposhtë Gjeorgjinë në basketboll

Kombëtarja e Kosovës U18 në konkurrencën e femrave e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në FIBA U18 Women’s EuroBasket 2026 duke shënuar një fitore të thellë ndaj Gjeorgjisë me rezultat 75–51.

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën sportive “Karagaçi” në Pejë, vashat tona dominuan që nga fillimi i takimit, ku pjesën e parë e mbyllën me një epërsi bindëse prej 45–19.

Kontrolli i lojës vazhdoi edhe në dy periodat e fundit duke siguruar kështu pikët e para në këtë kampionat.

Sfidën e radhës Kosova do ta zhvillojë nesër kundër Gjibraltarit, po ashtu nga ora 19:00 në Pejë.


Go to TOP