​Mbyllet për dy ditë rruga Brezovicë-Prevallë, zhvillohet garë automobilistike

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët se më 18 dhe 19 korrik 2026 do të zhvillohet Gara Automobilistike Malore “Brezovica 2026”, e organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës.

Sipas njoftimit për shkak të zhvillimit të garës, në segmentin rrugor Brezovicë – Prevallë (R115) do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në intervalin kohor nga ora 10:30 deri në orën 18:00, gjatë të dyja ditëve.

Më tutje bëhet e ditur se me 18 korrik 2026  është stërvitjet zyrtare ndërsa me 19 korrik 2026  është gara zyrtare.

Go to TOP