Agjenti i Salah-ut zbulon të ardhmen e tij
E ardhmja e Mohamed Salahut pritet të zbardhet së shpejti.
Agjenti i sulmuesit egjiptian, Ramy Abbas, ka bërë të ditur se një vendim për klubin e ri të yllit afrikan mund të merret në javët e ardhshme.
Salah do të largohet nga Liverpooli këtë verë si lojtar i lirë, duke i dhënë fund një epoke të jashtëzakonshme në “Anfield”.
Gjatë periudhës së tij me klubin anglez, 34-vjeçari zhvilloi 442 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 257 gola dhe duke dhuruar 120 asistime, duke u bërë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Liverpoolit.
Pas eliminimit të Egjiptit nga Kupa e Botës, disa klube nga MLS, Arabia Saudite dhe kampionatet kryesore evropiane kanë shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit, i cili po shqyrton hapin e radhës në karrierën e tij.
Agjenti i tij ka bërë të ditur se ende nuk është marrë vendimi përfundimtar, por zbulimi mund të vijë shumë shpejt.
“Ende nuk e dimë se ku do të luajë Mohamed sezonin e ardhshëm, por mund ta mësojmë shumë shpejt. Nuk është stili ynë të bisedojmë me klube ku Mohamed nuk do të dëshironte të luante, vetëm për të krijuar zhurmë”, ka deklaruar Ramy Abbas.
Salah është lidhur me një kalim te skuadra si Atletico Madrid dhe Roma, ndërsa interesim kanë shfaqur edhe klubet e MLS-së dhe të Ligës Saudite.
Ndërkohë, Liverpooli vazhdon kërkimin për zëvendësuesin e tij. Pas dështimit për transferimin e Yan Diomandes, i cili preferon të bashkohet me Paris Saint-Germainin, objektivi kryesor i “The Reds” është tashmë anësori i PSG-së, Bradley Barcola.
