Hamiti kujton konstituimin e Kuvendit më 16 korrik 1998 pas zgjedhjeve të marsit, ndan tekstin e betimit të Rugovës

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kujtuar se para 28 vitesh, më 16 korrik 1998, është konstituar kuvendi i Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e marsit të atij viti, në të cilat Ibrahim Rugova u zgjodh president.

Hamiti ka kujtuar se mbledhja konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës u mbajt në selinë e Republikës së atëhershme, në qendër të Prishtinës, e cila sot është Shtëpia e Pavarësisë.

‘’ Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës u zgjodh Akademik Idriz Ajeti. Në atë mbledhje u zgjodhën edhe komisionet e Kuvendit. Kryetari i sapozgjedhur i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, e dha betimin solemn para deputetëvë të Kuvendit të sapokonstituuar’’, ka shkruar Hamiti.

Postimi:

KUJTESË

KONSTITUIMI I KUVENDIT, BETIMI I KRYETARIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA, MË 16 KORRIK 1998

Si sot, para 28 vitesh, më 16 korrik 1998, u konstituua Kuvendi i Republikës së Kosovës i dalë nga zgjedhjet e marsit të atij viti, në të cilat Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republiës me votë të drejtpërdrejtë. Herën e parë ishte zgjedhur më 24 maj 1992.

Mbledhja konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës u mbajt në selinë e Republikës së atëhershme, në qendër të Prishtinës, e cila sot është Shtëpia e Pavarësisë.

Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës u zgjodh Akademik Idriz Ajeti. Në atë mbledhje u zgjodhën edhe komisionet e Kuvendit.

Kryetari i sapozgjedhur i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, e dha betimin solemn para deputetëvë të Kuvendit të sapokonstituuar. Ky ishte teksti i betimit të Kryetarit Rugova:

“Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj arritjes dhe ruajtjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës në tërësinë territoriale të saj, realizimit të lirive dhe të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe të ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrat e mia”.

Në foto, tri faqet e para të gazetës “Bujku” të datës 17 korrik 1998.

Go to TOP