Quni për kërkesat për Kuvend të Jashtëzakonshëm në LDK: Për çdo gjë do të njoftoheni me kohë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka deklaruar se ende nuk është diskutuar brenda organeve të partisë për kërkesat për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së dhe iniciativat për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se për çdo zhvillim opinioni do të njoftohet me kohë.

“Për çdo gjë do të njoftoheni me kohë. Ende nuk i kemi hapur këto tema, nuk kemi pasur diskutim për këto çështje. Sot pata takim me mërgimtarët”, tha Quni.

I pyetur për qëndrimin e tij lidhur me kërkesat për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, ai nuk dha detaje.

“E shprehi në strukturat e LDK-së”, tha Quni.

Go to TOP