Rodri para ‘finales’ me Francën: Mezi e pres këtë ndeshje
Mesfushori i Spanjës, Rodri, ka vlerësuar maksimalisht Francën në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026, duke e cilësuar atë si kundërshtarin më të fortë me të cilin “Furia e Kuqe” është përballur deri më tani në turne.
Rodri theksoi se Franca është skuadra më në formë e Botërorit, duke veçuar jo vetëm cilësinë në repartin ofensiv, por edhe organizimin e saj në mbrojtje.
“Mezi e pres këtë ndeshje. Është testi ynë më i madh, përballë ekipit më në formë të Kupës së Botës. Kanë një sulm të jashtëzakonshëm, por ajo që më impresionon më shumë është mënyra se si mbrohen si skuadër”, deklaroi Rodri.
Mesfushori spanjoll u ndal edhe te bashkëlojtari i tij, Lamine Yamal, për të cilin tha se po tregon pjekuri të jashtëzakonshme pavarësisht moshës së re.
“Ai është jashtëzakonisht i pjekur për moshën që ka. Dëgjon gjithmonë këshillat, është shumë inteligjent dhe dëshiron të përmirësohet vazhdimisht. E vetmja gjë që i them është të mos dorëzohet kurrë dhe të vazhdojë të provojë”, u shpreh ai.
Rodri kujtoi gjithashtu sukseset e fundit të Spanjës ndaj Francës, por theksoi se gjysmëfinalja e Botërorit është një sfidë krejtësisht ndryshe.
“I kemi mposhtur në dy gjysmëfinalet e fundit dhe e dimë si t’i përballojmë. Por kjo është gjysmëfinale e Kupës së Botës, ku emocionet ndryshojnë gjithçka”, përfundoi mesfushori spanjoll.
Franca dhe Spanja do të përballen nesër për një vend në finalen e Kupës së Botës 2026, në një duel që konsiderohet nga shumë si “finale para finales”.
