Rama: Përfundojnë punimet në gjysmën e parë të rrugës “Fehmi Lladrovci”, sonte hapet për qarkullim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se kanë përfunduar punimet në gjysmën e parë të rrugës “Fehmi Lladrovci”, e cila do të hapet për qarkullim gjatë mbrëmjes së sotme.
Përmes një njoftimi, Rama falënderoi qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë zhvillimit të punimeve infrastrukturore.
“Faleminderit qytetarëve për mirëkuptimin gjatë punimeve. Punimet në gjysmën e parë të rrugës ‘Fehmi Lladrovci’ përfunduan. Sonte hapet rruga!”, ka shkruar ai. /Kosova.info/
