Këto janë zonat në Shëngjin ku mund të shfrytëzoni plazhin pa pagesë
Kryetari i Komunës së Lezhës, Pjerin Ndreu, bën të ditur se në bregdetin e Shëngjinit në Shqipëri janë në dispozicion mbi 20 zona plazhi publik, ku qytetarët mund të pushojnë pa paguar për përdorimin e hapësirës.
Sipas Ndreut, këto zona shtrihen nga Rana e Hedhun, në qendër të Shëngjinit e deri në Kune, duke u ofruar pushuesve mundësinë të bëjnë plazh falas.
