Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në Veri, digjet një veturë
Të premten në Mitrovicë të Veriut është raportuar se një automjet është përfshirë nga zjarri.
Sipas ekspertit të zjarreve, kjo gjë është vlerësuar të ketë ndodhur me qëllim.
“Është raportuar se është përfshi nga zjarri automjeti viktimës femër kosovare”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e zjarrfikësve ku kanë lokalizuar zjarrin si dhe eksperti i zjarreve i cili ka vlerësuar se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar qëllimisht”.
