Maqedonci: Oficerët e FSK-së avancojnë në edukimin ushtarak
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar me sukses në Kursin e Lartë të Oficerit dhe Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, të zhvilluara në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
“Përfundimi i këtyre programeve të avancuara të edukimit ushtarak forcon kapacitetet udhëheqëse dhe operacionale të FSK-së, duke dëshmuar përkushtimin tonë për zhvillimin e një ushtrie moderne dhe profesionale. Ky sukses është gjithashtu dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e edukimit dhe aftësimit ushtarak”, ka shkruar ai në “Facebook”. /Kosova.info/
Prev Post
Dellova nga CSKA Sofia kalon te Amedspor
