​Komuna e Obiliqit nga e hëna subvencionon transportin publik, kryetari Halil Thaçi: Lehtësim për qytetarë

Nga e hëna, për herë të parë, Komuna e Obiliqit do të subvencionojë transportin publik, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, bëri të ditur kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi.

“Një premtim i dhënë, sot është realitet.

Nga e hëna, për herë të parë, Komuna e Obiliqit do të subvencionojë transportin publik, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve tanë.

Transporti do të jetë në funksion nga ora 05:50 deri në ora 24:00.

Falënderoj Drejtorin e Shërbimeve Publike, Valon Svircën, dhe stafin e tij për angazhimin dhe punën e bërë në realizimin e këtij procesi.

Linjat e subvencionuara janë:

• Obiliq – Prishtinë

• Breznicë – Obiliq – Prishtinë

• Bakshi – Raskovë – Obiliq – Prishtinë

• Grabovc – Sibovc – Obiliq – Prishtinë

• Dardhishtë – Prishtinë

• Hade e Re – Mazgit i Epërm – Mazgit i Poshtëm – Obiliq – Prishtinë

• Plemetin – Obiliq – Prishtinë

• Hamidi – Lajthishtë – Prishtinë

• Hade – Palaj – Obiliq – Prishtinë

• Babimoc – Obiliq – Prishtinë

Vazhdojmë t’i mbajmë premtimet tona”, u shpreh kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi. /Kosova.info/

Go to TOP