Kurti për vrasjen e vëllezërve Bytyqi: Ata janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar kanë përkujtuar tre dëshmorët e familjes Bytyqi, Yllin, Agronin dhe Mehmetin, në ballkonin e kryeministrisë.

Kurti në këtë tubim u shpreh se vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë e mungesës së plotë të vullnetit të Serbisë për të dhënë përgjegjësi për krimet e kryera.

Ai tha se kur kujtojmë Yllin, Agronin dhe Mehmetin, ne kujtojmë çmimin e lartë të lirisë që gëzojmë. 

“Por njëkohësisht i kujtojmë vetes se liria duhet të ndërtohet çdo ditë: në institucione demokratike, me sundim të ligjit, me barazi para ligjit, me ushtri të fortë, me respekt për çdo qytetar dhe me mbrojtje të dinjitetit të çdo njeriut që lulëzon dhe ka mundësi për ta rritur mirëqenien e tij e të familjes së tij”, ka shkruar Kurti.

Go to TOP