Sarajeva përcolli arkivolet e dhjetë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Kamioni që transportonte eshtrat e dhjetë viktimave të gjenocidit të Srebrenicës u ndal më 9 korrik para ndërtesës së Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës në Sarajevë, ku familjarët e viktimave dhe qytetarë të tjerë u bënë homazhe. Më 11 korrik bëhen 31 vjet nga gjenocidi, në të cilin forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë. /REL/

Mbërritja e kamionit me eshtrat e dhjetë viktimave të gjenocidit të Srebrenicës para ndërtesës së Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës në Sarajevë, ku familjarët e viktimave dhe qytetarët u bënë homazhe.

Pas Sarajevës, kamioni vazhdoi rrugën drejt Srebrenicës, ku ishte planifikuar të ndalej para Xhamisë së Qytetit, për të vazhduar më pas drejt Potoçarit.

Deri më tani, në Qendrën Memoriale në Potoçari janë varrosur 6.772 viktima të gjenocidit në Srebrenicë, ndërsa rreth 250 të tjera janë varrosur në vende të tjera, me dëshirën e familjeve të tyre. Për më shumë se 1.000 persona të vrarë nga Srebrenica dhe komunat përreth, nuk dihet ende. Mbetjet e tyre mortore vazhdojnë të kërkohen.

Në gjenocidin në Srebrenicë, forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995. Më 11 korrik, eshtrat e gjetura të dhjetë viktimave do të prehen në Qendrën Memoriale në Potoçari, ku do të mbahet edhe ceremonia kolektive e varrimit.

Viktima më e re që do të varroset është Senad Jusiq, i lindur në vitin 1975. Ai u zhduk në korrik të vitit 1995 në zonën e Bratunacit.

Viktima më e vjetër është Ramo Dautoviq, i lindur në vitin 1939, dhe i zhdukur në zonën e Zvornikut.

Go to TOP