Arsenal zyrtarizon afrimin e portierit të Leeds
Arsenal ka zyrtarizuar transferimin e portierit francez Illan Meslier nga Leeds United.
Njëzet e gjashtë vjeçari bashkohet me Arsenal si lojtar i lirë pas shtatë sezoneve me Leeds.
Gjatë periudhës së tij në klubin anglez, portieri francez zhvilloi 215 paraqitje në të gjitha garat.
Arsenal beson se Meslier do të rrisë konkurrencën në repartin e portierëve dhe do të jetë një alternativë e rëndësishme për sezonin e ri.
