Ministria për Punë, për Familje dhe për Vlerat e Luftës themelon edhe dy komisione
Ministria për Punë, për Familje dhe për Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar për themelimin e dy komisioneve të reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
“Komisioni i parë do të merret me çertifikimin e ekspertëve dhe trajnerëve, si dhe licencimin e kompanive dhe qendrave të trajnimit. Komisioni i dytë do të mbikëqyrë dhe kontrollojë zbatimin e standardeve në këtë fushë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Sipas këtij njoftimi, dy komisionet do të shërbejnë për rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe do të kontribuojnë në mbrojtjen më të mirë të punëtorëve. /Kosova.info/
