Ballkani dominon ndaj Connah’s Quay, por pjesa e parë mbyllet pa gola

Skuadra e Ballkanit e ka mbyllur pa gola pjesën e parë të përballjes ndaj Connah’s Quay në kuadër të kualifikimeve për Conference League. Pas dyzet e pesë minutave të pararezultati është 0-0.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Llanelian Road”, ku skuadra uellsiane po i zhvillon ndeshjet si vendas në një stadium tjetër.

Ballkani ka qenë skuadra më kërkuese në fushë dhe e ka pasur kontrollin e lojës, duke dominuar posedimin e topit. 

Megjithatë, pavarësisht epërsisë në lojë, kampioni kosovar nuk ka arritur ta gjejë rrugën drejt golit në pjesën e parë.

Dy skuadrat tashmë kanë edhe dyzet e pesë minuta të tjera për ta ndryshuar rezultatin.

Go to TOP