Inskenimi i lojës demokratike, thikë me dy teha në LDK!
Shkruan: Florim ZEQA
E kam thënë që nga fillimi i kërkesave për dorëheqjen e Abdixhikut se prapa tyre qëndron Vjosa Osmani! Këtë që e them e bazoj në disa aspekte, të cilat janë të pakontestuara nga askush.
‘Gazi pejan’, produkt i Vjosa Osmanit
E para, Vjosa Osmani nuk e do LDK-në më shumë dhe as më pak sesa Abdixhiku, pasi të dy janë figura sorosiane të instaluara në LDK!
E dyta, Vjosa Osmani nuk është mësuar të renditet e dyta apo e treta në hierarki!
E treta, Vjosa Osmani nuk ka shkuar për ta ndihmuar LDK-në, por veten e saj!
Kur i dështoi ‘falli’ për zgjedhje presidente nga partia humbëse e zgjedhjeve, e filloi lojën e shtrigave në LDK!
Njeri më të përshtatshëm sesa Gazmend Muhaxheri nuk ka dhe nuk mund ta gjejë LDK-ja, antirugovist i përbetuar!
Duke e ditur mirë se ishte njeriu më i besueshëm i kryetarit aktual, ajo e futi të parin në lojë “Gazin” pejan, për t’i futur flakën LDK-së përmes Imri Ahmetit të Lipjanit!
Këta janë vetëm prijetarët, pasi pas tyre qëndrojnë edhe figura të tjera të mëdha brenda LDK-së, që e mbështesin misionin shkatërrimtar të Vjosa Osmanit në LDK!
Inskenimi i lojës demokratike është thikë me dy teha në LDK!
Nismë e vjetër për ndryshime në LDK
Nuk e kam thënë rastësisht se vetëm një figurë jashtë klaneve mund ta shpëtojë LDK-në nga zhbërja totale!
Për këtë arsye, e kam vënë veten time në radhë të parë, jo për poste e privilegje, por për ta shpëtuar LDK-në.
Kjo është sfida më e madhe jetësore, por jo e pamundur!
Ka vite e dekada që i kam lutur eksponentë të caktuar të mërgatës sonë që të vihen në ballë të nismës për ndryshime në LDK, gjegjësisht që të kandidojnë për kryetar të LDK-së pas katandisjes së LDK-së në Kuvendin e VIII-të zgjedhor, kur klani i Riinvestit, përmes puçit politik, e solli Isa Mustafën në krye të LDK-së!
Kësaj radhe nuk do t’i nxjerr me emra dy veprimtarët dhe publicistët e mërgatës, njërin në Gjermani e tjetrin në Zvicër, të cilëve u kërkova të vihen në ballë të nismës për ndryshim!
Së fundmi, vendosa që ta sfidoj veten në përballje me klanet dhe grupet e interesit në LDK. Në këtë rrugëtim nuk jam i vetëm. Pas vetes i kam me qindra mijëra elektorat pasiv të LDK-së në Kosovë dhe mërgatën tonë, të cilët, shkaku i kapjes së LDK-së nga klanet dhe grupet e interesit, e kanë zgjedhur abstenimin nga proceset zgjedhore si ndëshkim për klanorët, servilët dhe matrapazët e vullnetit të qytetarëve!
