Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë 2026 – Mesatarja në nivel vendi 48.35%, anglishtja me suksesin më të lartë
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka njoftuar se është përmbyllur procesi i përpunimit të rezultateve të Testit të Arritshmërisë 2026. Në këtë test morën pjesë 21,982 nxënës, ndërsa arritshmëria mesatare në nivel vendi rezultoi 48.35 për qind.
Sipas rezultateve, performanca më e mirë është shënuar në lëndën e Gjuhës angleze me 65.97 për qind, e ndjekur nga Historia me 62.23 për qind dhe Gjuha shqipe me 54.63 për qind.
Në anën tjetër, rezultatet më të ulëta janë regjistruar në Kimi me 37.68 për qind dhe Matematikë me 37.93 për qind. Pas tyre renditen Biologjia me 40.83 për qind, Fizika me 45.33 për qind, Informatika me 47.87 për qind dhe Gjeografia me 47.84 për qind.
Ministria thekson se rezultatet e Testit të Arritshmërisë ofrojnë një pasqyrë të nivelit të përvetësimit të kompetencave nga nxënësit në përfundim të arsimit të mesëm të ulët dhe do të shërbejnë si bazë për identifikimin e prioriteteve dhe planifikimin e masave për përmirësimin e cilësisë në arsim. /Kosova.info/
