Ballkani përforcohet me mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë

Ballkani ka njoftuar afrimin më të ri në skuadër, mbrojtësin e majtë nga Bregu i Fildishtë, Abou Dosso.

Sipas njoftimit, tridhjetë vjeçari bashkohet me klubin nga Suhareka pas eksperiencës së tij te skuadra moldave FC Zimbru Chișinau.

“Mbrojtësi i majtë nga Bregu i Fildishtë, Abou Dosso, është zyrtarisht futbollisti më i ri i ekipit tonë. 30 vjeçari i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit të Zimbru nga Moldavia, i bashkohet skuadrës për të sjellë përvojën dhe cilësinë e tij në repartin defensiv, duke shtuar alternativa të rëndësishme në krahun e majtë. Klubi i uron Abou Dossos shumë suksese me fanellën portokalli e zi dhe sa më shumë fitore së bashku”, ka shkruar Ballkani. 


Go to TOP