Kryeziu largohet nga Ballkani

Ballkani ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Almir Kryeziu.

Klubi suharekas ka falënderuar Kryeziun për kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës, duke vlerësuar përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e tij në fanellën portokalli e zi.

Në një mesazh të publikuar nga Ballkani, theksohet se futbollisti ka lënë gjurmë në historinë e klubit përmes paraqitjeve dhe kontributit të tij në fushë.

“Për çdo sakrificë, çdo emocion dhe çdo moment të dhuruar për klubin tonë, të jemi mirënjohës. FC Ballkani të falënderon për gjithçka që ke dhënë dhe të uron suksese të pafundme në çdo hap të karrierës dhe jetës tënde”, thuhet në njoftimin e klubit. “Njëherë Ballkan, gjithmonë pjesë e familjes sonë”.


Go to TOP