Altin Bytyçi transferohet te Drita

Drita ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me futbollistin Altin Bytyçi, i cili do t’i bashkohet skuadrës gjilanase për sezonin e ardhshëm.

Sipas njoftimit të klubit, Bytyçi, i cili luan në pozitën e qendërmbrojtësit, është transferuar me synimin për të forcuar repartin defensiv të ekipit.

Klubi bardhekaltër vlerëson se futbollisti kosovar sjell në skuadër cilësi, përvojë dhe karakter, derisa thekson se ai vjen pas paraqitjeve në futbollin elitar dhe me motiv të lartë për të kontribuar në realizimin e objektivave të Dritës.

“Bytyçi, qendërmbrojtës nga Kosova, i bashkohet klubit tonë për të forcuar repartin defensiv dhe për të sjellë cilësi, përvojë dhe karakter në skuadër”, thuhet në njoftimin e klubit.

Drita i ka uruar mirëseardhje futbollistit në ekip, duke i dëshiruar suksese në aventurën e re me fanellën bardhekaltër.

“Klubi i uron mirëseardhje Altinit në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e FC Drita”, thuhet në njoftim.


Go to TOP