Historitë e të burgosurve në Bjellorusi tregohen përmes qëndisjes tradicionale

Një nismë artistike po ia kujton botës përmes qëndisjes tradicionale të burgosurit politikë që po mbahen në Bjellorusi. /REL/

Brenda kësaj ekspozite në një sallë ekspozitash në Pragë, po vihet në pah gjendja e vështirë e të burgosurve politikë në Bjellorusi përmes një forme arti që zakonisht lidhet me veshjet tradicionale sllave.
Brenda kësaj ekspozite në një sallë ekspozitash në Pragë, po vihet në pah gjendja e vështirë e të burgosurve politikë në Bjellorusi përmes një forme arti që zakonisht lidhet me veshjet tradicionale sllave.
Ekspozita, e titulluar “Framed In Belarus”, përdor qëndisjen me kryq për të paraqitur profilet e personave të arrestuar gjatë goditjes policore që pasoi zgjedhjet presidenciale të kontestuara të vitit 2020 në Bjellorusi. Kjo vepër është pjesë e Bienales “Matter of Art” në Galerinë Kombëtare të Pragës.
Ekspozita, e titulluar “Framed In Belarus”, përdor qëndisjen me kryq për të paraqitur profilet e personave të arrestuar gjatë goditjes policore që pasoi zgjedhjet presidenciale të kontestuara të vitit 2020 në Bjellorusi. Kjo vepër është pjesë e Bienales “Matter of Art” në Galerinë Kombëtare të Pragës.
Rufina Bazlova (në fotografi) është artistja bjelloruse me bazë në Çeki që qëndron pas këtij projekti, të cilin e nisi së bashku me historianen e artit, Sofia Tocar.“Framed In Belarus” është një përmbledhje prej 681 punimesh të qëndisura, të realizuara nga vullnetarë nga e gjithë bota, të cilët ndoqën modelet e krijuara nga Bazlova.
Rufina Bazlova (në fotografi) është artistja bjelloruse me bazë në Çeki që qëndron pas këtij projekti, të cilin e nisi së bashku me historianen e artit, Sofia Tocar.


“Framed In Belarus” është një përmbledhje prej 681 punimesh të qëndisura, të realizuara nga vullnetarë nga e gjithë bota, të cilët ndoqën modelet e krijuara nga Bazlova.
Çdo vepër artistike i kushtohet një të burgosuri.Kjo qëndisje me kryq paraqet rastin e Anastasia Kukhta, një gruaje nga Minsku që drejtonte një biznes parukerie deri në arrestimin dhe burgosjen e saj në vitin 2022, pasi mori pjesë në protestat kundër qeverisë. Ajo po vuan një dënim prej pesë vjetësh burgim për akuza që përfshijnë lidhje me një “formacion ekstremist”.
Çdo vepër artistike i kushtohet një të burgosuri.


Kjo qëndisje me kryq paraqet rastin e Anastasia Kukhta, një gruaje nga Minsku që drejtonte një biznes parukerie deri në arrestimin dhe burgosjen e saj në vitin 2022, pasi mori pjesë në protestat kundër qeverisë. Ajo po vuan një dënim prej pesë vjetësh burgim për akuza që përfshijnë lidhje me një “formacion ekstremist”.
Një detaj i një paneli që paraqet përplasjet mes protestuesve dhe policisë speciale kundër trazirave në qytetin e Brestit.Rufina Bazlova thotë se ky art politik i realizuar me tekstile, i cili imiton modelet e përdorura në këmishat tradicionale vyshyvanka, është i fuqishëm pikërisht sepse nuk është tronditës. Ndryshe nga imazhet dokumentare shqetësuese të dhunës pas zgjedhjeve, paraqitjet e qëndisura me kryq janë “të bukura, edhe pse flasin për tema të vështira”, tha artistja për Radion Evropa e Lirë.
Një detaj i një paneli që paraqet përplasjet mes protestuesve dhe policisë speciale kundër trazirave në qytetin e Brestit.


Rufina Bazlova thotë se ky art politik i realizuar me tekstile, i cili imiton modelet e përdorura në këmishat tradicionale vyshyvanka, është i fuqishëm pikërisht sepse nuk është tronditës. Ndryshe nga imazhet dokumentare shqetësuese të dhunës pas zgjedhjeve, paraqitjet e qëndisura me kryq janë “të bukura, edhe pse flasin për tema të vështira”, tha artistja për Radion Evropa e Lirë.
Një top uji i montuar mbi një kamion dhe protestues të paraqitur në një panel të qëndisur me kryq.Rufina Bazlova shton se këto paraqitje të ngjashme me piktogramet e bëjnë “menjëherë të kuptueshme se çfarë po ndodh”, si për publikun e huaj, ashtu edhe për atë bjellorus.
Një top uji i montuar mbi një kamion dhe protestues të paraqitur në një panel të qëndisur me kryq.


Rufina Bazlova shton se këto paraqitje të ngjashme me piktogramet e bëjnë “menjëherë të kuptueshme se çfarë po ndodh”, si për publikun e huaj, ashtu edhe për atë bjellorus.
Një paraqitje e Dzmitry Dubkout duke bllokuar një rrugë me një kamion për pastrimin e rrugëve në vitin 2020.Ky shtetas bjellorus u dënua me shtatë vjet burimg për akuza që përfshinin “bllokim të qëllimshëm të transportit”. Ai u lirua në dhjetor të vitit 2025.
Një paraqitje e Dzmitry Dubkout duke bllokuar një rrugë me një kamion për pastrimin e rrugëve në vitin 2020.


Ky shtetas bjellorus u dënua me shtatë vjet burimg për akuza që përfshinin “bllokim të qëllimshëm të transportit”. Ai u lirua në dhjetor të vitit 2025.
Rufina Bazlova ka shprehur më parë hezitime për krijimin e artit të bazuar në historitë e qindra të burgosurve politikë në Bjellorusi.Ajo thotë se u bind të vazhdonte projektin e qëndisjes me kryq pas një bisede me bashkëshorten e një të burgosuri, e cila i tha: “Sa më shumë të flasim për ta, aq më të sigurt janë ata”.
Rufina Bazlova ka shprehur më parë hezitime për krijimin e artit të bazuar në historitë e qindra të burgosurve politikë në Bjellorusi.


Ajo thotë se u bind të vazhdonte projektin e qëndisjes me kryq pas një bisede me bashkëshorten e një të burgosuri, e cila i tha: “Sa më shumë të flasim për ta, aq më të sigurt janë ata”.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 13 shtator në Sallën e Madhe të Galerisë Kombëtare të Pragës.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 13 shtator në Sallën e Madhe të Galerisë Kombëtare të Pragës.

Go to TOP