Mbyllet pjesa e parë, Bregu i Fildishtë në epërsi ndaj Gjermanisë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Gjermanisë dhe Bregut të Fildishtë, e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit E në Kupën e Botës 2026.
Pas 45 minutave të para, përfaqësuesja afrikane po avancon me rezultat 1:0, falë golit të shënuar nga Franck Kessie në minutën e 30-të të takimit.
Mesfushori i Bregut të Fildishtë përfitoi nga një moment i mirë i skuadrës së tij dhe realizoi golin që aktualisht po bën diferencën në këtë përballje të rëndësishme të grupit.
Gjermania pati disa përpjekje për të rikthyer baraspeshën, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës gjatë pjesës së parë.
Pas pak nis gjysma e dytë e takimit.
