Casemiro është i Inter Miam-it

Inter Miami ka bërë një goditje të madhe në afatin kalimtar të kësaj verë.

Marrëveshja për të sjellë mesfushorin brazilian Casemiro në SHBA është praktikisht e arritur.

Mesfushori i lindur në vitin 1991 i bashkohet skuadrës së Lionel Messit në Florida. E tëra çfarë pritet është njoftimi zyrtar i afërt, pas të cilit lojtari do të nisë një aventurë të re jashtë futbollit evropian.

Casemiro luajti jashtëzakonisht mirë sezonin e kaluar me “Djajtë e Kuq”: 34 paraqitje në Premier Ligë, duke shënuar nëntë gola në gjithsej 2,589 minuta. Ky është rekordi i tij i të gjitha kohërave për golashënues në një kampionat kryesor.

Braziliani bashkohet me Inter Miamin si një lojtar i lirë.

Go to TOP