Suedia dorëzohet pa kushte në Houston
Holanda mposht Suedinë 5-1 me një ndeshje spektakolare në Houston dhe merr kreun e grupit F. Skuadra e Ronald Koeman e nisi ndeshjen në mënyrë perfektë, duke shënuar dy gola të shpejtë dhe çuar ndeshjen pikërisht në rrjedhën që kishin planifikuar.
Në minutën e gjashtë Gakpo jep një pasim perfekt për Brobbey, i cili bën detyrën për ta çuar në rrjetë. Goli e trullos Suedinë dhe i jep shansin holandezëve për golin e dytë, me të njëjtin autor, Brobbey.
Pas pësimit të dy golave, Suedia përpiqet të kundërpërgjigjet, veçanërisht me sulme nga e majta me protagonist Ayari, por fati dhe portieri refuzojnë hapjen e ndeshjes për nordikët.
Pjesa e dytë nis në mënyrë po aq spektakolare. Holanda arrin të shënojë për 3-0 pas një aksioni perfekt të finalizuar nga Gakpo. Vetëm në të 54-ën Gakpo shfaqet sërish në skenë për të plotësuar “pokerin”.
Pa u mbushur një orë lojë, Suedia ngushton me një gol mjaft të bukur të Elanga, i cili tund rrjetën me një zbritje të shpejtë, duke fituar duelin e shpejtësisë me mbrojtësit dhe portierin.
Në minutat e mbetura Holanda menaxhon gjithçka si duhet, madje shënon edhe të pestin me Summerville. Me këtë triumf “Tulipanët” numërojnë 4 pikë, ndërsa Suedia 3.
REZULTATI LIVE
Holandë-Suedi 5-1
Brobbey 6′, 17′, Gakpo 47′, 54′, Sumerville 89’/ Elanga 59′
