Volejboll, Dardanet shkruajnë historinë
Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra ka shkruar një nga faqet më të bukura të sportit tonë, duke e mposhtur Malin e Zi me rezultat bindës 3:0 në kuadër të CEV Volleyball European League!
Vajzat dardane dominuan nga fillimi deri në fund, duke fituar setet: 25:19, 25:21, 25:15.
Një paraqitje spektakolare, me karakter, disiplinë dhe shpirt luftarak, që nuk i la asnjë mundësi kundërshtarit.
Fitorja bëhet edhe më e madhe duke pasur parasysh se vetëm pak javë më parë Mali i Zi ishte jo larg kreut ne këtë garë.
Në Pallatin e Rinisë, para publikut të saj, Kosova tregoi se po rritet me hapa të mëdhenj në skenën evropiane dhe se mund të sfidojë çdo kundërshtar.
