VV i mban sivjet zgjedhjet e brendshme, Kurti i mbledh kryetarët e degëve në takim
Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë zgjedhjet e brendshme gjatë këtij viti.
Kreu i VV’së, Albin Kurti, ka mbajtur sot mbledhje me qendrat e VV’së, ku është folur edhe për këtë pjesë.
“Kryeministri Albin Kurti i falënderoi qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për angazhimin dhe punën e palodhshme gjatë fushatës zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve. Energjia, përgjegjësia dhe puna e treguar nga qendrat e Lëvizjes, kanë qenë vendimtare për fitoren tonë të madhe e të përsëritur. Në këtë mbledhje, ndër të tjera, u diskutua për çështje të përgjithshme organizative dhe për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes, të cilat do të mbahen gjatë këtij viti”, thuhet në njoftim
