Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, ka mbërritur në Stamboll për të përmbyllur rikthimin e tij te Fenerbahçe.
Klubi turk ka konfirmuar se futbollisti dardan ka zbarkuar në Turqi, pasi më herët ishte arritur marrëveshja në parim për transferimin e tij nga Mallorca.
Muriqi pritet t’u nënshtrohet vizitave mjekësore në orët në vijim, përpara se të finalizojë zyrtarisht kontratën dhe të kompletojë të gjitha procedurat e transferimit.
Sipas njoftimit të Fenerbahçes, sulmuesi kosovar u prit në aeroport nga përfaqësues të klubit dhe drejtues të tij, ndërsa një numër i madh tifozësh i rezervuan një pritje të ngrohtë, duke i shprehur mbështetjen që në momentin e mbërritjes.
Rikthimi i Muriqit ka ngjallur entuziazëm të madh te tifozët e Fenerbahçes, pasi 31-vjeçari kishte lënë gjurmë gjatë aventurës së tij të parë me fanellën verdheblu, ku u shndërrua në një nga lojtarët më të dashur të klubit falë paraqitjeve dhe golave të shënuar.
