Formacionet zyrtare Francë – Senegal

Franca zbret në fushë me ambicie të mëdha përballë Senegalit në stadiumin “MetLife” në Neë Jersey, në një përballje ku kërkojnë të konfirmojnë statusin e favoritit.

Trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps, do të drejtojë ndeshjen e tij të 20-të në Kupën e Botës, një shifër që e afron edhe më shumë me rekordet historike të këtij turneu.

Me dy finale radhazi të arritura në edicionet e fundit, Franca synon të bëhet skuadra e tretë në histori që arrin tre finale radhazi të Kupës së Botës.

Forma e fundit e francezëve e forcon këtë optimizëm. Ata u kualifikuan me një paraqitje shumë të qëndrueshme në grup, me pesë fitore dhe një barazim, ndërsa në 11 ndeshjet e fundit kanë regjistruar nëntë fitore, një barazim dhe vetëm një humbje.

Në anën tjetër, Senegali mbërriti në turne e pamposhtur, me shtatë fitore dhe tre barazime, duke vendosur një rekord për vazhdimësinë e pjesëmarrjeve afrikane në këtë nivel.

Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare.

FORMACIONET ZYRTARE

Franca: Maignan, Kounde, Saliba, Upamecano, Theo Hernandez, Rabiot, Tchouameni, Doue, Dembele, Olise, Mbappe.

Senegal: Mendy, Diatta, Koulibaly, Niakhate, Camara, I. Gueye, P. Gueye, Sarr, Mane, Jackson.

Go to TOP