Rama: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj veteranëve holandezë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në ekspozitën “Faces of Freedom”, ku u takua me veteranë holandezë që kishin shërbyer në Kosovë.

Rama tha se në këtë ekspozitë u kujtua rëndësia e solidaritetit ndërkombëtar dhe kontributi i atyre që ndihmuan për paqen, sigurinë dhe lirinë e Kosovës.

“Me veteranët holandezë që shërbyen në Kosovë, në ekspozitën ‘Faces of Freedom’, kujtuam rëndësinë e solidaritetit ndërkombëtar dhe të atyre që kontribuuan për paqen, sigurinë dhe lirinë e vendit tonë”, ka shkruar Rama.

Ai theksoi se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj atyre që qëndruan pranë popullit të saj në periudhat më të vështira duke shtuar se kujtimi i shërbimit të tyre është dëshmi se solidariteti dhe vlerat njerëzore nuk njohin kufij. /Kosova.info/

Go to TOP