Arijeta Ajeti 94 – Zëri i Kulturës dhe Rikthimit të Përfaqësimit Demokristian në Kuvendin e Kosovës

Në kuadër të koalicionit të madh zgjedhor 116 me Lëvizja Vetëvendosje, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) para qytetarëve sjell një nga personalitetet më të spikatura të kulturës dhe arsimit në vend, Arijeta Ajeti, e cila garon me numrin 94.

Me një përvojë të jashtëzakonshme në art, edukim dhe udhëheqje kulturore, Arijeta Ajeti përfaqëson vlerat që i duhen sot Kuvendit të Kosovës: profesionalizmin, integritetin, dijen dhe përkushtimin ndaj shoqërisë. Përmes punës së saj shumëvjeçare si aktore, regjisore, dramaturge dhe edukatore, ajo ka dëshmuar se ndryshimi ndërtohet me punë, vizion dhe përgjegjësi.

Koalicioni i madh 116, mes PSHDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, bashkon energjinë e ndryshimit me përvojën dhe traditën e vlerave demokristiane. Në këtë bashkëpunim, PSHDK synon të rikthejë fuqishëm zërin demokristian në Kuvendin e Kosovës, një zë që historikisht ka mbrojtur familjen, drejtësinë sociale, dinjitetin njerëzor, identitetin kombëtar dhe interesin e qytetarëve.

Arijeta Ajeti është mishërim i këtij vizioni. Ajo vjen nga bota e kulturës dhe arsimit, duke sjellë në politikë një qasje që vendos në qendër njeriun, edukimin e brezave të rinj dhe zhvillimin kulturor të vendit. Kandidatura e saj është një mundësi që Kuvendi i Kosovës të pasurohet me një zë profesional, të respektuar dhe të dëshmuar në shërbim të shoqërisë.

Më 7 qershor, vota për koalicionin 116 dhe për Arijeta Ajetin me numrin 94 është votë për kulturën, arsimin, familjen dhe për rikthimin e një përfaqësimi të denjë demokristian në institucionet e Kosovës.

Voto 116 – Voto Arijeta Ajeti 94. Për një Kosovë me më shumë vlera, kulturë dhe përfaqësim dinjitoz në Kuvend. /Kosova.info/

Go to TOP