Vidhet arka me para në xhaminë në Keqekollë të Prishtinës
Persona të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë me forcë brenda një xhamie dhe kanë marrë arkën me para.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ende nuk dihet shuma e saktë e parave të vjedhura.
“VJEDHJE E RËNDË. Fsh. Keqekollë, Prishtinë 29.05.2026 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në brendësi të objektit të xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur arkën e parave (shuma nuk dihet). Rasti në hetime”, thuhet në raport.
