Çerekfinalet ndezin emocionet në ditën e katërt të WTT Feeder Prishtina 2026
Sot vazhdon dita e katërt e WTT Feeder Prishtina 2026, me turneun që hyn në një nga fazat më interesante dhe vendimtare të garës.
Pas përballjeve të forta dhe emocioneve të ditëve të kaluara, sot në program janë ndeshjet çerekfinale në kategoritë Mixed Doubles, Women’s Doubles dhe Men’s Doubles. Çiftet më të suksesshme të turneut do të përballen mes vete për të siguruar një vend në gjysmëfinale.
Me hyrjen në fazat eliminatore, priten përballje edhe më intensive, rivalitet i madh dhe pingpong i nivelit të lartë. Sportistët pjesëmarrës kanë dëshmuar tashmë formë të lartë gjatë ditëve të para duke e bërë garën edhe më të fortë dhe të paparashikueshme.
Ky event ndërkombëtar po zhvillohet në Pallati i Rinisë dhe i Sportit duke sjellë atmosferë sportive dhe duke mbledhur atletë nga vende të ndryshme të botës.
WTT Feeder Prishtina 2026 vazhdon të ofrojë spektakël dhe emocione për dashamirët e pingpongut, ndërsa organizatorët ftojnë qytetarët që të ndjekin nga afër ndeshjet vendimtare të turneut. /Kosova.info/
