Spektakël dhe duele të forta në ditën e tretë të WTT Feeder Prishtina 2026

Një tjetër ditë spektakolare dhe plot emocione të forta është përmbyllur në WTT Feeder Prishtina 2026, ku Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë u shndërrua sërish në arenë të dueleve të nivelit të lartë ndërkombëtar.

Dita e tretë e turneut solli ndeshje të forta, intensitet të madh dhe përballje deri në pikën e fundit, në kuadër të skeletit kryesor të garës, ku sportistë nga vende të ndryshme dhuruan performanca shumë të mira.

Një prej favoritëve, Diego Lillo (Spanjë) arriti të kalojë me sukses raundin e parë duke vazhduar më tej në garë.

Ndërkohë, një tjetër favorit, Elias Ranefur, siguroi fitore të rëndësishme me rezultat 3-2 ndaj Benno Oehme, në një përballje shumë të fortë dhe me shumë rivalitet.

Dita u karakterizua me nivel të lartë të pingpongut, rezultate të ngushta dhe emocione deri në pikën e fundit duke konfirmuar edhe një herë cilësinë e këtij turneu ndërkombëtar.

Garat vazhdojnë nesër me fazat e radhës, ku priten edhe më shumë duele të forta dhe spektakël sportiv.

Go to TOP